Kokëdhima :Ti je i vdekur! Je kufomë!

 

Parlamenti u ndez keq sot në debate e akuza. Berisha akuzoi prapë Koço Kokëdhimën. Ky i fundit e mori fjalën pas akuzave të Berishës për abuzime dhe korrupsion me kompaninë e naftës “Albpetrol”. Kokëdhima e quajti Berishën “kufomë”, “të vdekur” dhe “shpifës”

“Sali, je i vdekur ta dish! Je kufomë!. Nuk jam këtu për të dëgjuar shpifjet e këtij të mallkuari. Këtij plaku që shpif”,- ka vijuar më tej Kokëdhima në përgjigjen e tij. Sa maskarallëqe nxjerr nga goja Saliu… Saliu është ajo lloj kufome që ka nusëruar dy herë dhe që nuk do të ketë më asnjë shans tjetër. Nuk kam pikë dëshire që të merrem me të, por sigurisht që me pasojat e qeverisjes dhe të punës së tij do na duhet të merremi për shumë vite. Ikën Saliu shpif dhe ikën dhe ai thotë se jeni në kohën time. Në fakt koha që ne përdorim këtu është koha e këtij Parlamenti, e këtyre deputetëve, e këtij populli dhe është koha që duhet ta përdorim për t’i dhënë zgjidhje situatave shumë të rënda, në të cilat ndodhemi pas 25 vitesh. Berisha ka kryer plot akte tradhëtie dhe vrasje për të mbajtur pushtetin dhe karrigen e tij”,- ka thënë Kokëdhima në fjalën e tij në Kuvend, ndërsa i kërkoi Berishës të mos ikte nga salla

Me pas Kokëdhima ka festuar me kolegët për fjalimin e tij akuzues ndaj Saliut.

SHKARKO APP