Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 18:32 PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit “PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit”- shkruan kryeministri Rama në pasditen e kësaj të diele.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kolegji Europian në Tiranë, Mogherini: 21 shtete anëtare do të mbulojnë bursat për studentët

Aktualitet E mërkurë, 13 Dhjetor 2023 19:00
Kolegji Europian në Tiranë, Mogherini: 21 shtete anëtare do të mbulojnë bursat për studentët
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në nisje të Samitit të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Rektorja e Kolegjit të Europës me qendër në Bryzh, Belgjikë, Federica Mogherini dha lajmin se tashmë Kolegji i Europës do të ketë të parin kampus jashtë vendeve të Bashkimit Europian, pikërisht në Tiranë, duke bërë kështu realitet një ide të diskutuar një vit më parë në Samitin e mbajtur në Tiranë. Mogherini tha edhe se 21 shtete janë angazhuar të hapin bursa studime për studentët në këtë kolegj. Ajo falenderoi kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare për angazhimin.

Fjala e plotë nga Federica Mogherini

Në samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë që u zhvillua një vit më parë, u ngrit dhe u diskutua ideja. Ju kërkuat që Kolegji i Europës të merrte në konsideratë hapjen e një kampusi në rajon, në Tiranë dhe një vit më pas ne e realizuam atë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kështu që mendoj që kjo është një mënyrë shumë e mirë për ta nisur këtë Samit midis BE dhe Ballkanit Perëndimor me lajmin e mirë që diçka që ju diskutuat një vit më parë, sot është realizuar. Është në zhvillim e sipër dhe është duke u bërë!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Së pari, dua të falënderoj Edin, gjithashtu edhe qeverinë shqiptare për mbështetjen e jashtëzakonshme, jo vetëm mbështetjen por dhe entuziazmin. Gjithashtu dhe Komisionin që mobilizoi burimet, Këshillin që e mbështeti dhe shtetet anëtare që sot na çojnë të bëjmë diçka, mjaftë të rëndësishme. Sot keni premtime nga 21 shtete anëtare për të mbuluar bursa për studentët qoftë nga rajoni ashtu dhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndaj besoj se të gjithë studentët, të cilët marrin pjesë, do të ndjekin këto studime, do të kenë edhe bursa në shtator të vitit të ardhshëm kur të kemi masterin tonë për integrim dhe transformim europian.

Mund t'ju interesojë

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 22 minutash
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 3 orësh
Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Para 3 orësh

Do të jetë një program master, një diplomë saktësisht si të tjerat e kolegjit të Europës, që do të thotë do të mbartë të njëjtin standard ekselence. Do të akreditojmë programet me autoritetet belge. Vlera do të jetë po njësoj dhe do të punojmë që të bëjmë që studentët tanë të jetojnë së bashku, të fuqizohen së bashku për të formësuar të ardhmen e integrimit europian. Jo vetëm ju falënderoj për këtë, por jam po kështu, këtu, që t’ju sjell ndërmend se çfarë nënkupton ky angazhim. Trupa jonë mësimore, studentët tanë dhe kam parë të gjithë brezin e ri, jo vetëm në rajon, por edhe në pjesën tjetër të Europës që ka pritshmëri mjaft të mëdha për këtë.

Unë mendoj se sot ju investoni në atë brez që do ta bëjë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE realitet dhe nga ana jonë, sigurisht ne angazhohemi që t’ju ofrojmë ekselencën e dijes, të aftësive dhe të krijimit të rretheve që do t’i fuqizojnë ata për ta bërë të mundur këtë gjë dhe jam e sigurt që shtetet anëtare, institucionet dhe po kështu edhe vendet e rajonit do të konfirmojnë me zotimet e sotme, angazhimin për ta shoqëruar këtë proces dhe për ta bërë atë realitet.”

Etiketat e lidhura

Kolegji Europian në Tiranëmogherini
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit
Para 22 minutash

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!
Para 31 minutash

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!

Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta
Para 53 minutash

Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim
Para 1 ore

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 7 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 7 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 20 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.