Kolegji i Evropës në Tiranë, Presidenti Michel: Shqipëria një dritare për të ardhmen tonë Evropiane

Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel ishte i pranishëm në përurimin e Kolegjit Europian në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se Shqipëria është një dritare për të ardhmen Europiane.

”Momentin kur ndodh ky përurim është simbolik. Në 1992 i krijua dega e Natolinin në Poloni për Kolegjin e Evropës. Tashmë kemi një degë tjetër të kolegjit të Evropës, në momentin ku Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen gati për të ardhmen e tyre në BE.

Shqipëria është një dritare për të ardhmen tone evropiane, dhe të gjitha gjëra e mira që do ndodhin për Shqipërinë e rajonin. Ky kampus do ju ndihmoj të përgatiteni për Evropën. E për ta sjellë rajonin më pranë Evropës dhe Evropën më pranë rajonit. Kolegji i Evropës do jete një frymëzimi për breza të rinjsh nga e gjithë bota, për të bërë më të mirën e tyre. Kolegji i Evropës është më i rëndësishme për të gjithë ata që punojnë në BE”,-tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?