Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PBDSH: Regjistrimi i “Bindjes Demokratike”, i ligjshëm
Kolegji Zgjedhor e ka cilësuar në përputhje me ligjin regjistrimin e Partisë ‘Bindja Demokratike’.
Në seancën e zhvilluar mesditën e kësaj të enjte, Kolegji ka lënë në fuqi ditën e sotme vendimin e Komisionin Qendror të Zgjedhje për regjistrimin, duke hedhur poshtë padinë e Partisë ‘Bashkimi Demokrat Shqiptar. Kjo e fundit me datë 23 prill ankimoi regjistrimin e partisë së Astrit Patozit me argumentin se është shkelur ligji me urdhër politik.
Në dokumentin e siguruar nga Shqiptarja.com, PDSH thekson se ‘Bindja Demokratike’ nuk ekzistonte si parti politike deri më datën 23 prill, që përkon me afatin e fundit të regjistrimeve të partive në KQZ. Nisur nga kjo, theksohet se BD është regjistruar në Gjykatë, por vendimi i saj nuk ka marrë formën e prerë, çka sipas tyre, e bën të paligjshme regjistrimin e saj në zgjedhjet e 30 qershorit.
KOHA JONË SONDAZH

