Kolonel Leka: Pasagjerët me “Cruise Europa” do ankorohen në Brindisi

Të gjithë pasagjerët e tragetit “Norman Atlantic” që u përfshi në flakë në orët e para të mëngjesit të sotëm do të evakuohen me anijen “Cruise Europa” .

Kjo e fundit me shumë gjasa do të ankorohet në portin e Brindisit, por komandanti i Qëndrës së Bashkuar Operacionale, Kolonel Ahmet Leka, tha se janë marra të gjitha masat edhe nga pala shqiptare nëse do duhet që të ankorohet në një nga portet tona.

Në studion e lajmeve të Ora News, Leka tha se aktualisht trageti është 14-16 milje nga bregu jonë. Megjithë shifrat kontradiktore që vijnë mbi numrin e personav e të shpëtuar, Koleneli tha:

“Të dhënat që ne kemi marrë nga kapiteni i anijes që vazhdon detyrën janë 350 persona të evakuar, duke përfshirë 180 që janë evakuar dhe të tjetër që janë në proçes evakuimi. Pritet që të kalojë dhe pjesa tjetër për të bërë lëvizjen anijes drejt bregut”.

Komandanti i Qëndrës së Bashkuar Operacionale u shpreh besimplotë që ky operacion do të përfundojë me sukses, pavarësisht se afrimi i orëve të natës vështirëson ndërhyrjen. Lidhur me anijen “Norman Atlantic”, ai tha se zjarri është shuar pjesërisht .

Operacionet e kërkim-shpëtimit kërkojnë reagim të menjëhershëm

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë operacione të shpejta, kërkojnë reagim të menjëhershm, kapacitete dhe mjete të specializuara për të reaguar. Veprohet menjëherë nga FA me të marrë sinjalin. Operacioni i sotëm klasifikohet si operacion i kërkim-shpëtimit. Është reaguar me të marrë sinjalin në orën 06:50 pas verifikimit të saktësisë së burimit. Rreth gjysëm ore më vonë është vepruar. Me tu dhënë sinjali SOS,u dha detyra për të vënë në gadishmëri dy anije. “Butrinti” u angazhua menjeherë në drejtim të operacionit, ka qenë pjesë e kontributit të drejtëprëdrejtë si në evakuim dhe fikje zjarri bashkë me anijet greke dhe italiane.

Në zonën e operacion i janë 6 anije

Në zonën e operacion i janë 6 anije, duke përfshirë dhe anijen bazë “Cruise Europa”që do të bëjë transportimin e pasagjerëve, janë tre rimorkatorë italianë, anije greke dhe anija shqiptare “Butrinti” . Aktualisht vazhdon kalimi i pasagjerë nga bashi i anijes në anijen “Cruise Europa” dhe pastaj do të shihet mundësia e evakuimit të të gjithë pasagjerëve përmes kësaj anije. Ndërkohë dhe tërheqjes së anijes që është në djegie e sipër.

Pasagjerët janë shpëtuar dhe përmes helikopterëve

Është pjesë e operacionit të kërkim-shpëtimit, gërshëtimi jo vetëm i forcave por dhe mjeteve qoftë ajrore, detare. Koha ka qenë në maksimumin e mundshëm të reagimit. Jo vetëm nga FA, por dhe ato greke dhe italiane. Ne si FA kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe kordinim të plotë me autoritetet greke dhe italiane.

350 persona të evakuar

Të dhënat janë shpesh kontradiktore , por të dhënat që ne kemi marrë nga kapiteni i anijes që vazhdon detyrën janë 350 persona të evakuar, duke përfshirë 180 që janë evakuar dhe të tjerë që janë në proces evakuimi. Pritet që të kalojë dhe pjesa tjetër për të bërë lëvizjen e anijes drejt bregut.

Procedimi gjatë orëve të natës

Operacionet në kushtet e natës janë gjithmonë të vështira. Por operacioni është drejt përfundimit dhe kemi shpresë që do përfundojë me sukses. Aktualisht trageti është 14-16 milje nga bregu jonë. Të gjitha kurset e veprimit janë të mundshme, por po shkohet drejt Brindisit. Por ne jemi të pregatitur gjithsesi.

Zjarri në anije drejt neutralizimit

Zjarri nuk është shuar akoma, është drejt neutralizimit. Procesi varet nga situata dhe kushtet e tjera që ndikojnë në operacion.

Shkaqet e zjarrit ende të panjohura

Shkaqet janë të paidentifikuara, nuk kemi konfirmim zyrtar ende .

SHKARKO APP