Komandanti i FSK-së vizitë zyrtare në SHBA
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama po qëndron për vizitë zyrtare një javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një njoftim për media, bëhet e ditur se gjatë qëndrimit të tij në SHBA, komandanti i FSK-së do të vizitojë “Kolegjin e Luftës së SHBA-së” në Carlisle të Pensilvanisë dhe Akademinë Ushtarake “West Point” në New York.
Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama fillimisht do të takohet me komandantin e “Kolegjit të Luftës të SHBA”, William E.Rapp, si dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të atasheut të FSK-së në SHBA, gjeneral brigade Xhavit Gashi, e cila po zhvillohet sot.
“Kolegji i Luftës i SHBA-së, është kolegj prestigjioz, i cili edukon dhe zhvillon udhëheqësit për shërbim në nivel strategjik. Qëllimi i “Kolegjit të Luftës të Ushtrisë amerikane” në këtë kohë në historinë e SHBA, është për të prodhuar të diplomuar nga të gjitha kurset e tyre që të jenë mendimtarë të aftë kritikë dhe zgjidhës të problemeve komplekse në zbatimin global të forcave tokësore. Njëkohësisht, e kanë për detyrë që ushtria të veprojë edhe si një “Fabrikë e të menduarit” për komandantët dhe udhëheqësit civilë në nivel strategjik në mbarë botën dhe në mënyrë rutinore të angazhohen në diskursin dhe debatin mbi rolin e forcave tokësore në arritjen e objektivave të sigurisë kombëtare”, thuhet në njoftim./
KOHA JONË SONDAZH

