Kombëtarja rikthehet në basecamp, na duhet një fitore me Rumaninë
Kombëtarja rikthehet për në basecamp. Rifillojnë përgatitjet për sfidën e fundit me Rumaninë.
E pafat ishte kombëtarja shqiptare në takimin e mbrëmshëm me Francën. Kuqezinjtë u ndëshkuan edhe një herë në sekondat e fundit duke u dorëzuar pas një betejë që zgjati nga starti e deri në minutat përmbyllëse.
Franca siguroi kualfikimin falë fitores 2-0 e udhëhequr nga Grezman dhe Paje, megjithatë përfaqësuesja e De Biazit doli krenare nga ky takim. Shpresat nuk kanë humbur pasi një fitore me Rumaninë mund të mjaftojë për të kaluar në fazën tjetër
“Tashmë do të përpiqemi të rikuperojmë energjitë për ndeshjen e tretë me Rumaninë, ku do të kërkojmë golin që na mungon këtu në Europian. Për një arsye ose për një tjetër nuk kemi arritur të shënojmë, edhe pse gjithmonë i shkojmë pranë. Por, nëse nuk shënon nuk arrin ti fitosh ndeshjet dhe duhet të tentojmë ta shënojmë me më tepër kualitet”, tha De Biasi pas ndeshjes me Francën.
KOHA JONË SONDAZH

