Kombinati me nënstacion të ri elektrik që duhet vetëm për 24 orë, Rama: Fazë e re zhvillimi! Çela: Na lehtëson shumë punë natën e Vitit të Ri
Kryeministri Edi Rama ishte këtë mesditë te nënstacioni i ri elektrik i Kombinatit, së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, dhe administratorin e OSHEE, Adrian Çela.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se jemi një vend me probleme e halle, por jemi në Evropë falë punës së bërë në shumë fusha të rëndësishme.
“Le të flasin për defiçencat në raport me të ardhmen por jo me të shkuarën. Jemi në një fazë krejt tjetër të zhvillimit të vendit. Habitem si mund të flasin njerëzit në këto 7 vjet e rrënuat dhe shkatërruat këtë populli, e larguat këtë popull. Energjia tani është simbol. Jemi një vend me probleme, por jemi në Evropë sot, jo për faktin çfarë kemi bërë por për rrugën që kemi hapur, me tekstet e shkollave, me sistemin shëndetësor, me kontributet direkte jo vetëm shtetërore por edhe fondet evropiane që i kemi thithur me sukses për bujqësinë, me gjithë infrastrukturën e energjisë. Një vend me probleme, me halle, sfida ku ende jo pak njerëz që për t’ia dalë duhen marrë për dore, por jemi një vend në Evropë”, tha Rama.
Nga ana e tij, Çela theksoi se nënstacioni i ri elektrik do të lehtësojë shumë punë, sidomos për natën e vitit të ri, e cila siç theksoi ai, është një natë lufte për ta.
“Në dhjetor ne jemi 4%. Ka një problem, tmerrin e kemi nga dita e vitit të ri, 31 dhjetori është ditë lufte për ne dhe ky nënstacion na lehtëson shumë punë. Nuk kishim më nënstacione, ishim në limite. Ky na garanton që natën e vitit të ri të kemi kapacitete. Natën e vitit të ri kemi pikun e gjithë këtij viti”, u shpreh Çela.