Komediani i njohur shqiptar emërohet drejtor

Vetëm pak kohë më parë bëri publik vendimin për të mbyllur emisionin satirik që drejtonte prej vitesh.

Por komediani i njohur Agim Bajko nuk ka qëndruar gjatë pa punë.

Sot qeveria e drejtuar nga Edi Rama e ka emëruar si drejtor të Teatrit të Kukullave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi i qeverisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendim për emërimin në detyrë të drejtorit t? Qendrës Kombëtare t? Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, ‘Për artin dhe kulturën’, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Z. Agim Bajko emërohet Drejtor i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘Fletoren zyrtare’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?