Komentet denigruese në web. Majlinda Bregu: Administratorët t’i heqin vetë. Nëse jo, penalizim

 

As vetë deputetja demokrate, Majlinda Bregu nuk e kishte menduar se amendamentet që synojnë të fshijnë me ligj komentet fyese në median online do të elektrizonte opinionin publik. Kjo pasi ky  propozim është një praktikë europiane, që sipas deputetes Bregu do të fokusohet tek fshirja e komenteve që sulmojnë personin në vend të argumentimit të tij.

Majlinda Bregu: Nuk e kisha menduar se në momentin që bëra projekt-ligjin do të ngjallte kaq diskutime. U nxita për të ndihmuar në argumentimet ligjore në mbrojtje të të drejtave të grave dhe në luftën kundër dsikriminimit me bazë gjinore.

Bregu sqaron se administratorët mund të moderojnë vetë komentet fyese në portalet online, dhe nëse kjo nuk ndodh atëhere kjo formë duhet të rregullohet përmes një ligji të posaçëm.

Majlinda Bregu: Dy janë rrugët kryesore, vetërregullimi dhe bashkërregullimi, pra një marrëdhënie institucionale që  të ketë mundësi të kontrollojë nesë komenti është denigrues. Gjykata e gjykon prap.

Prestigjozja britanike Telegraph, apo Guardian dhe NYT, zgjedhin të paralajmërojnë vizitorët e tyre se cilat komente redaksia nuk do të lejojë që të shfaqen.

Llojet e komenteve që ne do të fshijmë:

a-Sulmet personale. Të kritikiosh një argument është e drejtë, por jo të sulmosh personin

b-Ligjore. Komentet shpifëse, ato që ngrihen mbi shpifje rreth personit do të fshihen menjëherë sapo ne ti hasim ato.

c-Komentet raciste, seksiste, homofobe dhe komentet që mund të nxisin urrejtje fetare.

Nisur nga praktika të tilla komentuesit shpesh nuk bien dakord me lajme apo me personazhe të publikuar në median online, sikurse është edhe historia e tranzinorit Bruce Jenner në NYT, por që në asnjë koment nuk vihet re gjuha e sulmeve personale ndaj seksualitetit të tij.  E kundërta ndodh në një portal online shqiptar. Gjuha e komentuesit shigjeton gjithmonë personin. Personazhet vihen shpesh herë në shënjestër të fyerjeve me natyre seksiste, denigruese dhe shpifje. Nisma ligjore parashikon të zhbëjë këte realitet, pra të shtojë një nen në Kodin Civil ku i detyron administratorët e mediave online publikimin e çdo komenti që cenon nderin apo reputacionin e një personi,  dhe kjo jo në një rast kur komentues ndjek rjedhën llogjike duke kundërshtuar lajmin dhe jo personazhin e lajmit.

SHKARKO APP