Komentet negative, Sadikaj: Nëse qëndrojnë “grupe armiqësore të jashtme” situata është serioze
Gazetari Patrik Sadikaj thotë se nëse hetimet e Policisë së Shtetit provojnë se pas sulmeve online ndaj bizneseve turistike qëndron një “grup armiqësor jashtë Shqipërisë”, atëherë situata do të ishte serioze, ndërsa në rast se bëhet fjalë për veprime të nxitura nga persona të lidhur me protestën, çështja do të kishte një tjetër natyrë.
“Nëse Policia e Shtetit dhe strukturat e tjera arrijnë të provojnë se ky sulm vjen nga një grup armiqësor jashtë Shqipërisë, kjo është shumë serioze.
Nëse vërtetohet që janë organizuar njerëz që janë nxitur nga protesta, është një problem më i vogël. Por protesta shpesh e ka humbur fokusin e saj, e kanë harruar për çfarë e nisën protestën. Nuk dëgjoj më fjalën Zvërnec. Nëse kanë prova që qeveria ka shitur pronat, atëherë t’i drejtohen Prokurorisë”, tha Sadikaj në RTSH.
KOHA JONË SONDAZH

