Komisioneri Europian: Fondi prej 15 milion eurosh, vetëm pjesa e parë
Kyeministri Edi Rama ka qenë në Vorë, aty ku është edhe kampi i personave që janë prekur nga tërmeti sëbashku me komisionerin europian, Janez Lenarčič. Ai theksoi edhe një herë që Bashkimi Europian nuk do ta lërë vetëm Shqipërinë në këtë situatë dhe se fondi prej 15 milion eurosh i akorduar nga KE është vetëm një fond i parë. ”Më lejoni që t’ju siguroj që Bashkimi Europian do të vazhdojë të jetë krah jush, kjo pasi Shqipëria është pjesë e Europës, dhe ju jeni një vend kandidat dhe ne nuk do të ju lejmë. Dhe si përfundim me lejoni që të them siç e tha presidentja e Komisionit Europian, KE ka vënë një shifër prej 15 milion eurosh dhe do të jetë si pjesë e parë”.