Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Apelit Shkodër

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Shkodër Elvin Gokaj.

Komisioneri ankimoi sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit kundër vendimit nr. 187, datë 24.7.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

“Komisioneri Publik vlerëson se, referuar gjendjes së fakteve dhe provave në rastin konkret, subjekti i rivlerësimit rezulton me mangësi dhe mospërputhje të kërkesave të parashikuara në aneksin e Kushtetutës dhe në legjislacionin e posaçëm, për kriteret e procesit të rivlerësimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto rrethana, Komisioneri Publik, bazuar në kërkesat e neneve Ç, D, DH dhe F, të aneksit të Kushtetutës, nenit 4 dhe nenit 61, pikat 3 dhe 5, të ligjit nr. 84/2016, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim shkaqet e këtij ankimi dhe, në përfundim të procesit, të vendosë shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Elvin Gokaj” thuhet në deklaratën për shtyp.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 24 korrik 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi me shumicë votash, të pezullojë nga detyra për një periudhë një vjeçare  prokurorin Elvin Gokaj dhe detyrimin e tij për të ndjekur programin e trajnimit sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

Ky ishte rasti i parë dhe i vetëm që gjatë procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, KPK aplikon Nenin Ë të Kushtetutës, për masat disiplinore që merren për shkak të mangësive profesionale ku thuhej se: “Komisioni ose Kolegji i Apelimit në përfundim të shqyrtimit të çështjes, vendos masat disiplinore, pezullimin e subjektit të rivlerësimit nga detyra për një vit, të shoqëruar me edukim të detyrueshëm, ose shkarkimin e tij nga detyra”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?