Komisioneri Publik kundër KPK-së: Të shkarkohet prokurori Ludovik Dodaj

Komisioneri Publik ka bërë një ankimim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit të KPK-së për rikonfirmimin e prokurorit Ludovik Dodaj.

 “Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 255, datë 8.6.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Ludovik Dodaj, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.” – thuhet në një njoftim.

Sipas Komisionerit Publik vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe, për rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

“Komisioneri Publik vlerëson se, referuar gjendjes së fakteve dhe provave të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe, për rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.”

Në njoftim po ashtu theksohet që shkaqet e këtij animimi të merren në shqyrtim nga KPA-ja dhe në fund të procesit të shkarkohet Dodaj.

“Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të çështjes, në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 255, datë 8.6.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Ludovik Dodaj.”

/Ora News

SHKARKO APP