FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Komisionerja Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi kryesojnë rrugëtimin drejt BE-së

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos flet me optimizëm për ecurinë e Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në BE, duke i cilësuar si ndër vendet më të avancuara në rrugën e integrimit europian.

Gjatë Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës, të mbajtur në Poloni, Kos vlerësoi progresin e Shqipërisë, duke theksuar se vendi ndodhet në një fazë të avancuar të negociatave dhe është pranë mbylljes së kapitujve, një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së standardeve të BE. Sipas saj, ritmi i reformave dhe angazhimi institucional mbeten elementë kyç për vijimin e suksesshëm të procesit të zgjerimit.

Kurse kryeministri Edi Rama thotë se procesi i integrimit është i pakthyeshëm. ”Siç thoshte Churchill, nuk duhet humbur kurrë një krizë e mirë. Besoj se ka gjëra nga të cilat duhet të mësojmë dhe për të cilat duhet të reflektojmë, por ndërkohë askush nuk mund ta ndalë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 13175 (68.2%)
Jo 4801 (24.9%)
Nuk e di 1341 (6.9%)

Vota totale: 19317