Komisionet e Kuvendit, Rama tregon si ndahen mes PS dhe PD

Në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama paraqiti disa propozime të reja për strukturimin e punës parlamentare në legjislaturën e re. Rama njoftoi krijimin e tre komisioneve të reja, për të adresuar sfida përparimtare dhe integruese për vendin.

Kryeministri ka propozuar mes të tjerash krijimin e:

-Komisionit për Shkencën, Edukimin dhe Inovacionin

Swiss Digital Desktop Reklama

-Komisionit për Mirëqenien Sociale dhe Shëndetësinë

Swiss Digital Mobile Reklama

-Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Informimin Publik

Ai sugjeroi që drejtimi i këtyre tre komisioneve t’i besohet opozitës.

”Këto komisione do të fokusohen në përmirësimin e këtyre aspekteve thelbësore për zhvillimin e vendit, por edhe në funksion të objektivit tonë strategjik për integrimin në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimin me institucionet evropiane”,-u shpreh Rama.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Informimin Publik u cilësua nga kryeministri si një strukturë me mision të veçantë, që lidhet drejtpërdrejt me profilin evropian të Shqipërisë në vitin 2030. ”Ky komision do të pranojë standardet e Kartës Themelore të të Drejtave të Bashkimit Evropian dhe do të trajtojë çështje si liria e shprehjes dhe informimi publik, elementë themelorë të demokracisë moderne”,-tha Rama.

Komisionet e reja dhe të përhershme parlamentare

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat- e drejton PS

Komisioni për Çështjet ligjore dhe Administratën Publike- e drejton PS

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen- e drejton PS

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet- e drejton opozita

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale- e drejton opozita

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm- e drejton PS

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik- e drejton opozita

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural- e drejton PS

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën- e drejton opozita

Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme- e drejton PS

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale- e drejton PS

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?