Komisionet hetimore, Çupi: Do dalin aferat e qeverisë

PD kërkon ngritjen e 3 Komisioneve Hetimore në Kuvend. Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi thotë se ndërkombëtarëve u duhet treguar se zgjedhje të tilla pa standarde dhe me shitje-blerje votash, të çon në finalen se qeveris një qeveri pa vullnetin e shqiptarëve.

”Ndërkombëtarëve u duhet treguar se zgjedhje të tilla pa standarde dhe me shitje-blerje votash, të çon në finalen se qeveris një qeveri pa vullnetin e shqiptarëve. Pra, ne do tu tregojmë shqiptarëve se çfarë ka ndodhur në 25 prill.

Shqiptarët e dinë se në rastin Bechetti jemi para një fakti të kryer dhe pritet që buxheti i shtetit të alokojë 130 milionë euro ndaj tij. Ne do të hetojmë gjithë provat që kemi lidhur me këtë hetim.

Është përfolur se shumë individë të ndryshëm janë përfshirë në këtë operacion dhe shqiptarët duhet ta dinë se këto para janë për shkak të aferave dhe papërgjegjshmërisë së Bechettit. Vullneti i qeverisë e mbylli këtë televizion dhe tashmë është kthyer në titull ekzekutiv një vendim i tillë për të paguar ato para”,-tha për ”Ora News”.

SHKARKO APP