Komisioni hetimor parlamentar për Presidentin do mbahet mend si Komisioni i TURPIT

-Akuzat me të cilat kërkohet shkarkimi, arrijnë deri në çmenduri të tilla sa shkruhet se presidenti Ilir Meta është fajtor dhe për vrasjen e ndodhur në Elbasan para zgjedhjeve!

-Kërkesa për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta po bëhet në kohën kur shqiptarët kanë votuar për parlamentin e ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Parlamenti i vjetër ka një problem serioz ligjor dhe politik. Ky Kuvend nuk ka më opozitë as morale dhe as legale. Ata deputetë anonimë dhe idiotë që këto dy vite morën mandatet e opozitës PD dhe LSI, jo vetëm mbajtën në këmbë një qeveri të paligjshme, por në zgjedhje ishin dhe kandidatë të Partisë Socialiste.

Partia Socialiste dhe deputetët e saj në Parlament kanë kryer dje një shkelje flagrante kushtetuese dhe akt të turpshëm politik. Me urgjencë dhe pa asnjë bazë ligjore, Komisioni i Ligjeve i Drejtuar nga Ylsi Manja miratoi kërkesën e 49 deputetëve të PS për të nisur procedurat e shkarkimit të kreut të shtetit. Kërkesa e votuar nga gjithë deputetët e Komisionit të Ligjeve, përveç Adriatik Alimadhit, do të kalojë në seancën e sotme në Kuvend ku PS i ka votat për të ngritur Komisionin. E gjitha kjo procedurë, që në pamje të parë po duket si e ligjshme dhe normale në një republikës parlamentare, është në fakt dëshmia më e qartë e një shteti një partiak dhe kthimit të Kuvendit në zyrë të inateve personale dhe politike të kryeministrit. Kërkesa për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, po bëhet në kohën kur shqiptarët kanë votuar për parlamentin e ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Parlamenti aktual mund të mblidhet vetëm në raste të jashtëzakonshme, deri sa të betohen deputetët e rinj, por nuk mund të miratojë ligje të rëndësishme dhe aq më pak të ngrejë komisione hetimore kundër një institucioni tjetër të pavarur. Parlamenti aktual ka një problem serioz ligjor dhe politik. Ky Kuvend nuk ka më opozitë as morale dhe as legale. Ata deputetë anonimë dhe idiotë që këto dy vite morën mandatet e opozitës PD dhe LSI, jo vetëm mbajtën në këmbë një qeveri të paligjshme, por në zgjedhje ishin dhe kandidatë të Partisë Socialiste. Brenda pesë ditësh, PS ka mbledhur dokumente që i quan “fakte” kundër kreut të shtetit, ka mbledhur 49 firma deputetësh dhe ka vënë në lëvizje gjithë meganizmat e shtetit me argumentin se Presidenti ka shkelur kushtetutën. Në 41 faqe materiale kundër kreut të shtetit, gjithë juristët e PS hedhin akuza, bëjnë aludime, por nuk japin as edhe një nen të vetëm të Kushtetutës apo ligjeve të tjera të vendit, që të jetë shkelur nga kreu i shtetit. Akuzat me të cilat kërkohet shkarkimi, arrijnë deri në çmenduri të tilla sa shkruhet se presidenti Ilir Meta është fajtor dhe për vrasjen e ndodhur në Elbasan para zgjedhjeve! Logjika juridike në ato që thotë dhe shkruajnë socialistët nuk qëndron dhe në gjithë materialet kundër Presidentit nuk ka asnjë provë të vetme. Një gjykatë e shkallës së parë nuk do të merrte mundimin të shqyrtonte ato që pretendojnë socialistët dhe jo më Gjykata Kushtetuese e cila do të japë verdiktin final, nëse socialistët çojnë deri në fund marrëzinë në Kuvend. Shkelja tjetër flagrante që kryen socialistët ishte dje në Komisionin e Ligjeve. Sipas Rregullores së Kuvendit, para se kërkesa e deputetëve të kalojë për votim duhet që të japë argumentet e tij dhe pala tjetër, Presidenti i Republikës. Socialistët në Komisionin e Ligjeve njoftuan më datën 5 maj Presidentin e Republikës, se duhet të paraqitej në komision më 6 maj. Për një mal me akuza dhe aludime, deputetët socialist i lanë kreut të shtetit më pak se 24 orë për t’u përgatitur. Por ky nuk është skandali i vetëm, qeveria dhe Kuvendit kanë pasur mundësi të njiheshin me axhendën e kreut të shtetit dhe takimet zyrtare që kishte dje. Presidenti ka zhvilluar takime zyrtare me Ministren Federale për BE-në dhe Kushtetutën të Austrisë, Karoline Edtstadler si dhe me homologun slloven, Borut Pahor. Të dyja takimet kanë qenë zyrtare dhe të planifikuara me herët edhe nga Ministria e Jashtme. Presidenti nuk shkoi në Komisionin e Ligjeve dje dhe socialistët thanë se Presidenti i druhet ballafaqimit me faktet. Në fakt, Presidenti ka pasur arsye shtetërore për mungesën dhe mungesa e seriozitetit është nga ana e Kuvendit dhe deputetëve të PS. Nisma për ngritjen e komisionit hetimor kundër Presidentit do të diskutohet sot në Kuvend. PS i ka numrat e nevojshëm për të votuar çdo marrëzi. Në pak vite, kjo do të jetë hera e dytë që PS kërkon shkarkimin e kreut të shtetit. Cilido qoftë vendimi i PS, në fund do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendos sesa të ligjshme janë akuzat e tyre.

Mili Xhani

 

 

 

SHKARKO APP