Komisioni Hetimor për Serverin e Tatimeve, Ristani: Do pyeten dëshmitarët

Arben Ristani, në cilësinë e kryetarit të Komisionit Hetimor për Serverin e Tatimeve ka kërkuar sot gjatë mbledhjes së këtij komisioni sekuestrimin e dokumenteve të kërkuara prej tyre, me pretendimin se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga tatimet.

“Nga tatimet nuk na ka ardhur asnjë përgjigje. Të vendosim sekuestro mbi këto dokumente”, tha ai.

Ndërkohë që deputeti i PS-së, Blendi Klosi i bëri thirrje prokurorisë ta marrë seriozisht këtë hetim.

“Prokuroria ka më shumë se 1 vit e gjysmë që ka nisur hetimet dhe nuk është bërë asnjë hap përpara në këtë proces. Duhet të marrë seriozisht këtë hetim”, tha ai.

Komisioni më tej nuk miratoi kërkesën e Ristanit për sekuestro, ndërsa Ristani u shpreh se do vijohet me pyetjen e dëshmitarëve.

SHKARKO APP