Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, Xhafaj: Ata që spekuluan do të zhgënjehen

Një komision i Posaçëm Antikorrupsion, pse tani? Kreu i Komisionit, deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj, thotë se ata që spekuluan, do të zhgënjehen.

”Ne sot kemi reformuar sistemin e drejtësisë duam që pjesët e tjera që kanë lidhje me strukturat parlamentare dhe ekzekutive të sillen në të njëjtin nivel dhe standarde me atë të drejtësisë. Reformën në drejtësi kemi detyrë ta shtrijmë në dy pushtetet e tjera tek ekzekutivi dhe egjislaivi. Jemi fokusurar tel mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe cështje që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit”.

Xhafaj tregon se drafti prej 700 faqesh që do të përmbajë analizën e përgatitur nga komisioni do u jepet 40 ekspertëve, 20 të huaj dhe 20 shqiptarë që punojnë jashtë për cështjet europiane. “Më pas do të kalohet në planin Kombëtar të Veprimit. Do të propozohen masat përkatëse për ndërhyrje administrative dhe legjislative”,-tha ai.

Po ashtu Xhafaj zbulon se punimet e këtij komisioni do të ndërpriten para zgjedhjeve që të mos jetë pjesë e konfliktit elektoral. Deputeti socialist që drejtoi Komisionin e Reformës në Drejtësi në vitin 2015 vlerësoi punën e Prokurorisë së Posaçme.

SHKARKO APP