Komisioni për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, Rama: Nuk i jep fitoren në tavolinë PD-së

Kuvendi miratoi ngritjen e dy Komisioneve Parlamentare, atë për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, të dyja propozim i PD-së. Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës për ”Zërin e Amerikës”, tha se është i hapur për bashkëpunim me PD, por që kjo nuk do të thotë fitore në tavolinë në zgjedhje me këto reforma.

”Për mua duhet të ketë më pak njësi vendore. Do të diskutohen në komision, nga ana jonë do të vlejë për të ballafaquar argumentat dhe për të nxjerrë konkluzion që i shërbejnë vendin. Unë jam gjithmonë me mendje të hapur.

Ne mund të bëjmë ndryshim për Reformën Zgjedhore, por nuk të jep fitoren në tavolinë. Zgjedhjet fitohen në popull duke marrë votat e shqiptarëve. Kjo nuk do të zgjidhte problemin e tyre, që pas çdo humbje zgjedhjesh do të ngrejë një komision”.

SHKARKO APP