Komisioni për Sterilizimet, akuza nga Vokshi: PS po pengon hetimet! Refuzuan të firmosin…

Deputetja e Rithemelimit, Albana Vokshi, kryetare e komisionit hetimor të Shëndetësisë, në një deklaratë për mediat u shpreh se mazhoranca po tenton të pengojë hetimet. Për të PS është në panik teksa tentuan të “uzurpojnë” drejtimin e komisionit. “Ashtu siç edhe pritej mazhoranca tentoi të bllokonte punimet e komisionit. Ne çdo herë që mblidhemi po mundohemi të evidentojmë që ligji për komisionet e kanë bërë qëllimshëm për të penguar hetimet parlamentare. Duke u kapur pas neneve që bien ndesh me Kushtetutën tentojnë të pengojnë hetimin për 200 mln euro. Refuzuan miratimin e kërkesave për informacion”, tha Vokshi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?