Komisioni TIMS, Salianji: Ça frike keni nëse nuk ka shkelje? Deputeti i PS: Ta vendosim me votë
Dëshmia e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka shkaktuar përplasje mes kryetarit të komisionit hetimor të TIMS, Ervin Salinji dhe nënkryetarit Toni Gogu. Më herët kreu i Komisionit, deputeti i Rithemelimit, Ervin Salianji kërkoi që dëshmia e ministrit Taulant Ballës të bëhej me praninë e mediave, së bashku me dëshminë e Muhamet Rrubmullakut dhe ish-drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça.
Salianji: Transparenca e vetmja formë , ça frike keni ju nëse nuk ka shkelje? Është një shprehje që populli po thotë këtë, por po e them më ndryshe, edhe ju hahet edhe ju djeg. Hetimi në këtij komision do shkojë deri në fund, e bëjmë në bodrum se jeni si lakuriq nate
Ramadan Likaj: Për tre orë nuk mendoi që edhe ministri i Brendshëm kishte nevojë të ishte i mbyllur, ne përsëri kur publiku kërkon me çdo kusht të dëgjojë nga ky komision dhe dëshmitarët që thirret, duhet që në çdo moment të vazhdojmë sencën e hapur për publikun. Nëse ka dokumentet të klasifikuara mund të thotë që nuk mund t’i përgjigjet kësaj pyetje. Pse duhet të jetë seanca e mbyllur kur ne duhet të zbardhim sa më shpejt këtë ngjarje, se çfarë ka ndodhur. Pse kërkohet me ngulm nga nënkryetari? Unë besoj që edhe në seanca të tjera kemi pasur mirëkuptim, përsa kohë që ne do bëjmë pyetjet, është e drejta e tij të përgjigjet ose jo.
Xhemal Qefalia: Duhet të jemi korrekt, pa fyer dhe denigruar njëri tjetrin. Drejtori i Policisë ka ardhur, ta thërrasim dhe nëse mendon që ta bëjmë të hapur ta vazhdojmë. Komisioni Hetimor të vlerësojë, pra ne kolegët të vendosim. Të deklarojmë me votë duhet të vazhdojë me dyer të hapura apo të mbyllura.
Salianji: Efekti kryesor i komisionit hetimor është transparenca me publikun, gjithçka që ka të bëjë me sekret shtetëror t’a bëjmë me dyer të mbyllura.