Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 08:59 Rama vijon thirrjen për dialog, studentët kërkojnë largimin e tij Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe ditën e sotme thirrjet për dialog me studentët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Komiteti nuk ndryshon masat, mbyllja po në orën 20:00. Mësimi vijon online

Komiteti nuk ndryshon masat, mbyllja po në orën 20:00. Mësimi vijon online

Aktualitet
E enjte, 25 Shkurt 2021 11:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Komiteti Teknik i Ekspertëve, u mblodh këtë të enjte, ku bënë me dije se masat anti-covid nuk ndryshojnë, pasi për ta situata është nën kontroll në të gjithë vendin, dhe vendosën që të zgjasin masat e marra më parë për të frenuar përhapjen e Covid-19 dhe jo t’i ashpërsojë ato. Mbyllja do të jetë po në orën 20:00-06:00, mësimi në Universitete do të vijojë online dhe në 10 qytete mësimi online do të vijojë edhe për gjimnazet.

”Situata në vend është delikate dhe duhet të monitorohet. Shifrat tregojnë se ka qenë situatë e qëndrushme dhe kemi një tendencë ulje. Duhet të shohim. Kemi vënë re tendencë ulje për indikatorin R. Konkluzioni ishte që masat po japin efekt. Ndaj do të vazhdojmë të mbetemi aty. Masat që vazhdojnë të mbeten në fuqi është ajo e lëvizjes që nga ora 20:00 deri në orën 06:00. Baret e restorantet do vijojnë të mbyllen në orën 20:00. Shkollat e mesme në ato vende që ishin dy javë më para do të jenë online. Universitetet do jenë online”,-tha zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi

Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi

Para 11 minutash
Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç d...

Para 9 orësh
Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Para 12 orësh

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico ka bërë një përpmbledhje të situatës së Covid-19 në Shqipëri. Ajo tha se 9% e rasteve pozitive me Covid-19 janë të moshave 15-54 vjeç. ”Mesatarja e javës së 7 ka pësuar një rënie, pozitiviteti i mostrës mbetet i qëndrueshëm, incidenca dy javore edhe pse mbetemi në një transmetim të komunitar të gjerë ka një tendencë ulje, moshat ka ndryshime dinamike, moshat 24-35, 45-54 kanë një shtim të numrit të rasteve, por nëse do e vlerësojmë ndryshimin dinamik të mostrave nga dy javëshi pararendës nga mosha 15-54 janë 79% e rasteve të testuara pozitive. Ka një vlerë se prekja e këtyre moshave ka ndryshuar dhe mund të ndryshojë vetëm nëse do të jemi shumë të kujdesshëm, siç janë distancimi fizik. Apel për të qenë të qartë që ne nuk e kemi përfunduar këtë betejë. Fillimi i vaksinimit është si për të gjithë botën është fillimi i rrugëtimit për të parë dritën në fund të tunelit, por kjo nuk mund të na vetëkënaq”, tha Fico.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Brataj tha se fakti pozitiv është kontrolli i infeksionit. Sipas tij, ka a një ulje të numrave nga 2500 thirrje jemi tek 2200-2300 thirrje. ”Maksimumin me 15 ku ishin numri i shtrimeve me shumë. Nuk ka rritje progresive. Situata është nën kontroll. Në bazë të shifrave kemi numrat e saktë. Nëse do jetë e nevojshme edhe skenar të tjerë do të bëhen”.

Nga ana tjetër, Rakacolli tha se nuk do të ketë masa të pjesshme shtrënguese për autobusët dhe lokalet, ku shihet se njerëzit jo gjithmonë respektojnë distancën fizike, sidomos në transportin urban në Tiranë. ”Në fund të fundit është një zgjedhje personale. Nuk të detyron njeri të hipësh në autobus. Kur e shikon që autobusi është plot nuk duhet të hipësh, zgjidhet një orar i përshtatshëm për të mbrojtur veten dhe anëtarët e familjes”, tha ajo.

Masat që janë në fuqi:

-Kufizimi i lëvizjes do jetë nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.
-Shkollat e mesme në zonat me risk të lartë, në Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz do të vijojë online.
-Mësimi në universite do të vijojnë të funksionojnë online. Provimet do të jenë të kombinuara.
-Fluturimet me Britaninë e Madhe mbeten të pezulluara.

Etiketat e lidhura

Covid-19masat anti-Covid
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama vijon thirrjen për dialog, studentët kërkojnë largimin e tij
Para 8 minutash

Rama vijon thirrjen për dialog, studentët kërkojnë largimin e tij

Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi
Para 11 minutash

Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 27 tetor 2026
Para 13 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 27 tetor 2026

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 2 orësh

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 22 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 18 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 11 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 9 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.