
Për tu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti nuk janë solidarizuar vetëm shtete dhe organizata ndërkombëtare, por një kontribut të rëndësishëm po jep biznesi vendas dhe i huaj.
Facile.it (Dega në Shqipëri), një nga kompanitë lider në tregun ndërkombëtar të Call Center ka dhuruar për banorët e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 20 mijë euro. Donacioni i kompanisë është dhuruar në institucionet shtetërore të cilat kanë hapur llogaritë për ndihma ndaj familjeve të prekura. Facile.it është një prej kompanive lider në tregun italian të konsulencës në tregun e sigurimeve dhe që prej vitesh operon dhe në Shqipëri, si një nga markat më të mira të tregut Call Center.