Kompanitë që kërkojnë koncesionin e Rrugës së Kombit

 

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës njoftoi sot se ka administruar ofertat e kompanive të interesuara për të marrë konçesionin për  ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit. Në këtë garë paraqitën ofertat 2 kompani, “China Construction Commucination Company” L.T.D  dhe  “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ticaret L.T.D & Salillari”.

Ndërsa dy kompanitë e tjera konsorciumi “Aktor Concessions S.A Egis Projects” dhe kompania “Geg Terna-Terna S.A” nuk paraqitën ofertat. Komisioni I vlerësimit dhe konsulenti ndërkombëtar “International Financial Coorporation”, do të vlerësojnë propozimet teknike dhe ligjore, dhe oferta  më e mirë  do të shpallet fituese ditën e hënë në orën 16.00.

Kompania fituese do të duhet të përfundojë disa vepra të rëndësishme dhe të domosdoshme për këtë rrugë, që është e papërfunduar akoma. Konçesionari do të duhet të ndërtojë urën  e re të Kukësit, si dhe  rehabilitimin e skarpateve gjatë gjithë gjatësisë së rrugës, po kështu edhe  tunelin në dalje të urës së Kukësit dhe disa elementë të rrugës përfshirë sinjalistikën dhe ndriçimin e kryeqëzimeve.

Është parashikuar një investim midis 38-43 milion euro që do ta bëjë kompania që do ta fitojë në konçesionin, që do të ketë për detyrë edhe mirëmbajtjen rutinë e atë periodike të këtij segmenti mjaft të rëndësishëm.

SHKARKO APP