”Kompleksohet nga shifrat”, Tabaku i përgjigjet Ramës: Nuk i kupton shqiptarët, vuajtje për ty është kur miqtë oligarkë s’marrin milionat e PPP-ve

Ish- deputetja e PD, Jorida Tabaku i është përgjigjur Ramës lidhur me shifrat nga paketa e parë si dhe me sulmet ndaj opozitës.

Tabaku thotë se Rama kompleksohet nga shifrat dhe sa herë përballet me të vërtetën përqesh popullin dhe fyen kundërshtarin.

Po ashtu ajo shprehet se Rama nuk mund ta kuptojë një qytetar që ka një familje për të mbajtur pasi kryeministri e di ekonominë leje ndërtimi, tendera dhe koncesione.

STATUSI I JORIDA TABAKUT

Një kryeministër që përqesh popullin e tij, nuk e ka për gjë të fyejë me ç’ti vijë për mbarë kundërshtarin. Aq më tepër kur argumenti i mungon dhe kur nga shifrat kompleksohet.

Me siguri që Rama ekonominë e di vetëm leje ndërtimi, tendera dhe koncesione. Se në fund të muajit këta çojnë aty ku duhet zarfin. Një grusht njerëzish vazhdojnë të pasurohen edhe në kohën e pandemisë së varfërisë ndërsa mijëra shqiptarë vuajnë për bukën e gojës. Nuk mund ta kuptojë Rama një qytetar që ka një familje për të mbajtur dhe këtë gjë e bën me djersën e ballit dhe punë të ndershme.

Edi Rama nuk i kupton vujatjet e shqiptarëve pasi për të vuajtja është kur miqtë e tij oligarkë nuk marrin milionat e PPP-ve apo tenderave sekretë. Rama ka frikë nga e vërteta pasi kjo e zhbën propagandën e tij boshe. Prandaj sa herë përballet me të vërtetën, ai fyen gjithëkënd që e thotë. Pasi mendon që e vërteta do të trembet. Por jo. E vërteta flet siç e tregojnë edhe këto qytetare?.

SHKARKO APP