Komplimenti për aktoren iraniane, shkaku i shuplakës së Brigitte ndaj Macron

Një libër i ri mbi jetën private të Presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij Brigitte Macron ka rikthyer në vëmendje episodin që bëri bujë në mediat ndërkombëtare, pas publikimit të një videoje ku Zonja e Parë shfaqej duke i dhënë një shuplakë presidentit.

Sipas Florian Tardif, redaktor politik i revistës Paris Match dhe autor i librit “Një çift perfekt”, pas incidentit fshihej një konflikt xhelozie. Në një intervistë për mediat franceze, ai pretendoi se Brigitte Macron ishte zemëruar pasi kishte parë në telefonin e presidentit mesazhe të shkëmbyera me aktoren iraniane Golshifteh Farahani.

Tardif thotë se Macron i kishte bërë komplimente aktores, duke i shkruar se ishte “shumë e bukur”, ndërsa kontaktet mes tyre kishin vazhduar prej disa muajsh në një raport që gazetari e përshkruan si “platonik”. Sipas tij, këto biseda krijuan tension mes çiftit presidencial dhe situata përfundoi në një debat të fortë, i cili më pas mori jehonë publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetari këmbëngul se informacioni është verifikuar përmes burimeve të ndryshme dhe se mesazhet që i janë treguar kanë qenë “mjaft intime në ton”. Ai shton se fillimisht u tentua të krijohej ideja se gjithçka ishte thjesht një keqkuptim, por sipas tij, marrëdhënia mes çiftit kishte kaluar momente të vështira.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas publikimit të pamjeve, bashkëpunëtorët e presidentit francez u përpoqën të zbusnin situatën, duke deklaruar se bëhej fjalë vetëm për një moment privat mes bashkëshortëve përpara nisjes së një udhëtimi zyrtar.

“Ishte një çast relaksi mes presidentit dhe bashkëshortes së tij, një moment i zakonshëm intim mes tyre”, u shprehën ata në reagimin zyrtar.

Edhe vetë Emmanuel Macron reagoi publikisht, duke mohuar kategorikisht zërat për krizë familjare. Ai pranoi se videoja ishte autentike, por kritikoi mënyrën sesi u interpretua nga media dhe rrjetet sociale.

“Jam i habitur që kjo video u kthye në një histori globale. Po thuhen shumë budallallëqe”, deklaroi presidenti francez.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?