Komploti, vendet e BE-së “Shndërrohen në një Supershtet Europian”

Europianët kanë zbuluar planin për të bashkuar vendet e kontinentit, në një supershtet gjigand. Ministrat e jashtëm të Francës dhe Gjermanisë, priten që të zbulojnë një plan efektiv për shtetet e veçanta, që janë anëtare në atë që është përshkruar si një “ultimatum”.

Sipas propozimeve radikale të vendeve të BE-së, ato që do të humbasin të drejtën për të pasur ushtrinë e tyre, ligjin penal, sistemi tatimor ose bankën qendrore, e ku të gjitha këto kompetenca do të transferohen në Bruksel. Shtetet anëtare do të humbasin kontrollet e pakta që kanë mbi kufijtë e tyre, duke përfshirë edhe procedurën për zhvendosjen e refugjatëve.

Sipas gazetës ”Daily Express”, e cila ka publikuar të plotë këtë skenar, ndër të tjera, thuhet se komploti ka shkaktuar zemërimin dhe panik në Poloni, ku një aleat tradicional i Britanisë në luftën kundër federalizmit, zbuloi të vërtetën për kanalin polak të lajmeve TVP Info. Transmetuesi publik raportoi se propozimi bombë do të paraqitet në takimin e Grupit të Vishegradit e vendeve të përbërë nga; Polonia, Republika Çeke, Hungaria dhe Sllovakia, është thënë nga ministri i jashtëm gjerman Frank-Uollter Shtainmajer. Pjesë e raportit prej nëntë faqesh të publikuar nga udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, të cilët u takuan në Berlin për bisedime rreth krizës së Brexit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zbulimet vijnë pasi Britania tronditi krijimin e Brukselit duke votuar për të lënë Bashkimin Europian, me një lëvizje që disa e kanë parashikuar që mund të sjellë shpërbërjen e BE-së. Një numër i shteteve anëtare janë thellësisht të pakënaqura me federalizmit e projektit Europian, i cili sipas tyre është me ndjenja anti-BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke iu përgjigjur komplotit, Ministri i Jashtëm polak Witold Waszczykowski, shpërthye duke thënë se: “Kjo nuk është një zgjidhje e mirë, natyrisht, për shkak se që nga koha kur BE-ja u shpik, ka ndryshuar shumë. Gjendja në shoqëritë europiane është e ndryshme. Europa dhe votuesit tanë nuk duan të japin Bashkimin në duart e teknokratëve. Prandaj, unë dua të flas për këtë, nëse kjo vërtetë, apo është një recetë në kontekstin e një Brexit”,- shtoi ai.

Ka ndarjeve të thella në BE në këtë moment, mbi se si do të vazhdohet me projektin. Një paralajmërimin është se nëse bëhet kundër dëshirës së popullit të Europës, do të nxiste dhe shtonte më tej, ndjenjën euroskeptike.

Lorenzo, një ish-gjeneral në Itali, ka thënë se është gati e pamundur për të parë Europën të vendos për më shumë integrim, në një kohë të tillë të trazirave. Ai tha se: “Më duket e vështirë të imagjinohet se pjesa tjetër e BE-së do të mbyll radhët, për të shkuar në drejtim të integrimit më të madh. Thjesht, nuk ka vullnet politik. Në të vërtetë, rreziku është pikërisht i kundër, që do të thotë se forcat centrifugale do të mbizotërojë dhe të bëjnë që integrimi të jetë edhe më i vështirë”.

Por të tjerët e shohin votimin e Brexit si një mundësi për të shtyrë përpara ëndrrën e një kohë të gjatë, për krijimin e Shteteve të Bashkuara të Europës. Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Garcia-Margallo ka bërë thirrje për “më shumë Europë”, kurse ministri i financave të Italisë, Carlo Padoan, mbron një buxhet të përbashkët për shtetet e eurozonës. Emmanuel Macron, ministri francez i ekonomisë, dëshiron të shkojë edhe më tej dhe të krijojë një thesar të përbashkët në eurozonë, e cila do të mbikëqyrë transferimin e përhershëm të fondeve nga Europa veriore e cila është më e pasur për të mbështetur ekonomitë e Mesdheut.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?