Komunistët: Kokëdhima na vodhi platformën

 

Komunistët ankohen se deputeti socialist, Koço Kokëdhima, u ka vjedhur platformën për legalizimin e hashashit.

Kreu i Fronit të Majtë, Marko Dajti, në një intervistë për Sot, tha se “do të ishte më e ndershme nga ana e tij të pranonte se kjo është një nga pikat e programit tonë, që vite më parë, dhe jo pjesë e programit radiofonik “Si të bëhesh milioner”. Kokëdhima ka vjedhur programin tonë. Legalizimi është një nga pikat e programit tonë, të cilën Kokëdhima e ka vjedhur”.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur se përse e braktisën koalicionin me Edi Ramën, Dajti tha se “nuk mund të ulemi në një tryezë me Bamir Topin, Nard Ndokën apo Shpëtim Idrizin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ishin këta që qendruan për vite në sofrën e Sali Berishës dhe tani erdhën te Rama me “lugë në brez””.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?