Komuniteti Politik Europian do të mblidhet tek sheshi ”Skënderbej” në Tiranë

Mbledhja e Komunitetit Politik Europian do të mbahet në 16 maj në Tiranë. Lajmi për këtë Samit u bë i ditur nga kryeministri britanik Keir Starmer. Ai e njoftoi këtë lajm në konferencën përmbyllëse të takimit të Komunitetit Politik Europian të mbajtur në Pallatin Blenheim vitin e kaluar.

Rama tha se ky është një tjetër fakt i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Po ashtu sipas Ramës, ne shikoheshim si periferi e prapambetur ballkanike, ndërsa sot jemi stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik.

”Mirëmëngjes dhe me lajmin e bukur se Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian, si një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik, po shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkroi Rama atëherë në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?