Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York

Komuniteti shqiptaro-amerikan ka paralajmëruar një protestë në New York, pas vendimit të fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas njoftimit të platformës “Liria ka Emër”, tubimi do të zhvillohet të martën, më 22 shtator, në orën 18:00, në “Dag Hammarskjöld Plaza”, pranë selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Protesta është thirrur nga pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe organizatorët synojnë të shprehin qëndrimin e tyre lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale dhe zhvillimet që kanë pasuar procesin gjyqësor në Hagë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara shpallën fajtorë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin për vepra penale të lidhura me luftën e viteve 1998-1999 në Kosovë. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burgim, Veseli me 18 vite dhe Selimi me 13 vite. Vendimi është i shkallës së parë dhe ndaj tij parashikohen procedurat e ankimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tubimi në New York pritet të jetë pjesë e reagimeve të komunitetit shqiptar në diasporë pas vendimit të Hagës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 327 (8.3%)
Jo 3635 (91.7%)

Vota totale: 3962