FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

KONCERTI 4.2 MLN €; SHËNDETËSIA 47.8 MLN €; BARNAT ONKOLOGJIKE 16 MLN € – KËTA JANË NUMRAT

Nga Erion Braçe-

Vendimi për të financuar pjesërisht me paratë publike koncertin e Kanye West është i debatueshëm, ndaj po flitet – edhe ashpër – për të; i debatueshëm nga pikëpamja politike, morale dhe ekonomike. Për këtë të fundit më duhet ta them: nëse e ardhura e shpejtë nga ekonomia e këtij koncerti është qoftë edhe 100 € më shumë sesa financimi prej 4.2 milionë € i Qeverisë, vendimi është i justifikuar.

Politikisht dhe moralisht ka opinione të ndryshme, kundërshtime po të tilla, si edhe unë kam kundërshtimet e mia.

Ajo që do të lutesha shumë të dëgjohej ka të bëjë me të vërtetën. Shumë këtu në rrjet, por edhe publikisht në media, më kanë pyetur: “Ti do të financoje një koncert apo shëndetësinë, barnat, fëmijët?”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja ku jemi, do të përgjigjem.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një javë më parë, Qeveria miratoi me Akt Normativ ndryshimet në Buxhetin e Shtetit.

Akti sjell rritje të shpenzimeve, në të njëjtin raport me të ardhurat e shtuara e të arkëtuara, pa shtuar borxhin.

Shëndetësia – pjesë e argumentit në debat – merr nga Akti 47.8 milionë € plus. Ku shkojnë?

15.5 milionë € shkojnë për fëmijët me aftësi ndryshe: dyfishimin e pagesave për ta dhe mbulimin e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për prindërit që kujdesen për ta, dhe jo vetëm.

16 milionë € shkojnë për barnat onkologjike spitalore.

Të tjerat shkojnë për rritje pagash të mjekëve e infermierëve, pajisje të domosdoshme për ekzaminime mjekësore dhe laboratorë.

Të gjitha këto janë mbi, plus, më shumë se buxheti më i madh i shëndetësisë dhe, posaçërisht, i shërbimit onkologjik ndonjëherë.

Patjetër, për shëndetësinë dhe shërbimin jetik shëndetësor këto para nuk do të mjaftojnë, por e vërteta e akteve është kjo që po lexoni: paratë janë shtuar shumë më tepër në shëndetësi. Do të doja shumë që ato të ishin produktive, të kuronin më mirë, të shpëtonin dhe të shëndoshnin sa më shumë njerëz në nevojë shëndetësore.

Paratë e tjera?

Për punë e shërbime, nxitje të ekonomisë urbane e rurale, ekonomisë së mbrojtjes.

Për pensionet, indeksimin e pensioneve dhe shpërblimin me qëllim ndikimin në shtimin e të ardhurave të të moshuarve.

Për mbrojtjen, detyrimet ndaj NATO-s, por edhe ekonominë e mbrojtjes.

Janë të gjitha në Akt këto numra si shpenzime.

Është e vërteta e shkruar.

Po e përsëris: vendimi për koncertin ka kundërshti, dhe për secilin që e kundërshton janë legjitime kundërshtimet lidhur me vendimmarrjen, arsyet dhe mënyrën, siç janë edhe të miat.

Por legjitimimi i tyre me shëndetësinë apo sektorë të tjerë, të paktën për këtë vit buxhetor – me buxhetin më të madh për shëndetësinë ndonjëherë – nuk qëndron, nuk legjitimon gjë!

Shikoni, në këtë vend po bëhet e vështirë të kesh mendimin tënd; ta thuash e ta publikosh është edhe më keq, nga çdo anë, nga çdo palë.

Por e vërteta nuk i bën dëm kujt.

E vërteta bën mirë, nuk dëmton.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 688 (13.1%)
Jo 4584 (86.9%)

Vota totale: 5272