Koncerti i këngëtarit grek në Palasë u kthye në ”arenë boksi”, njëri prej të fortëve i përfshirë në politikë

Këngëtari grek Konstandinos Argjiros ishte i ftuar një natë më parë për një koncert në një lokal në Palasë të Vlorës, por pas përfundimit të performacës së tij, ambienti u kthye në “arenë boksi”.

Disa persona janë përfshirë në një sherr të rëndë fizik, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një 42-vjeçar, i identifikuar si Artur Koçeku. Ai është dhunuar nga dy persona të shpallur tashmë në kërkim, Xhoni Spaho dhe Genti Balec.

Spaho ka qenë më herët i përfshirë në politikë, kur kandidonte për deputet në zgjedhjet e vitit 2021, nga radhët e Partisë “Aleanca për Demokracinë e Re”. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, thuhet se sherri ka nisur pas hapjes së një shampanje dhe përhapjes së pijes në tavolinat ngjitur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?