Koncesioni për parkimet, Bozdo: Rezidentët nuk paguajnë për vendparkim

Pas debateve të forta për projektin e parkingjeve në Tiranë bashkia ka zgjedhur të dalë para medias për të sqaruar idenë e saj për këtë çështje.

Nënkryetari Enno Bozdo tha se rezidencët të nuk preken nga çmimi i parkimit.

"Rregullimi i parkimit nuk sjell vetëm të ardhura për Tiranën, por është një instrument për të menaxhuar trafikun në zona të tëra që sot janë absolutisht të ngjeshura me trafik automjetesh, dhe ku praktikohet parkimi dhe gjobëvenia informale;

Përsa i përket projektit në fjalë:

a.         Tirana sot ka 42 mijë vendparkime publike;

b.         Bashkia e Tiranës sot menaxhon 2140 vende parkimi. Ky numër sipas Propozimit  do të jetë 7400, të vendosura në akset kryesore të qytetit;

c.         Rezidentët nuk do të paguajnë. Ato do të pajisen me leje të posaçme për të parkuar brenda zonës së tyre në çdo çast, në çdo orë dhe pa asnjë pagesë;

d.         Të ardhurat sipas zonave do të përdoren në 80% të tyre pikërisht për shërbimet dhe investimet në infrastrukturën urbane të zonave përkatëse;

e.         Gara do të jetë e hapur dhe ndërkombëtare. Do të ftohen kompanitë më të mira europiane të marrin pjesë. Në vlerësimin e garës dhe negocimin e kontratës, Bashkia e Tiranës do të pajtojë eksperte të njohur të institucioneve europiane;

f.          Asnjë kompani nuk favorizohet dhe nuk përfiton bonus, sipas legjislacionit aktual", sqaroi Bozdo. 

SHKARKO APP