Kone “tërbon” grekët: Nuk do ta mohojë kurrë faktin se jam shqiptar
“Unë kurrë nuk jam ndjerë grek. Unë jam shqiptar dhe ju (grekët) duhet të ma dini për nder që kontribuoj për kombëtaren tuaj”
Kështu u shpreh mesfushori me origjinë shqiptare, Panajot Kone, menjëherë pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale të tifozëve greke, pasi Kone bëri një foto me simbolin e shqiponjës. Kjo foto ka “çmendur” grekët pasi është komentuar shum në median vendase.
Në një intervistë për median greke mesushori 27-vjeçar, Panajot Kone tha se nuk do ta mohoj kurrë faktin se jam shqiptar sepse do të ishte një nënvlerësim i madh për kombin e prindërve të mi.
“Unë jam rritur në Greqi, mësova dhe u bëra futbollist. Unë luaj për atë skuadër që 10 vite, por nuk do ta mohojë kurrë faktin se jam shqiptar sepse do të ishte një nënvlerësim i madh për kombin e prindërve të mi. Unë kurrë nuk jam ndjerë grek. Unë jam shqiptar dhe ju (për grekët) duhet të ma dini për nder që kontribuoj për kombëtaren tuaj”, ka përfunduar Kone, i cili është lojtar mjaft i rëndësishëm i Greqisë. 27.al
KOHA JONË SONDAZH

