Konferenca e biznesit Gjermani–Shqipëri 2026: Nxitja e investimeve dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik

Më 30 prill 2026, në ambientet e Haus der Deutschen Wirtschaft u zhvillua Konferenca e Biznesit Gjermani–Shqipëri, një takim i rëndësishëm mes përfaqësuesve institucionalë dhe komunitetit të biznesit nga të dy vendet, me fokus forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe promovimin e mundësive të investimit.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) mori pjesë në këtë aktivitet duke organizuar workshop-in me temë “Mundësitë dhe Lehtësitë për Investime në Shqipëri si dhe Mbrojtja e Investimeve”.

Workshop-i u hap nga Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, znj. Laura Saro, e cila prezantoi rolin e Gjermanisë si një partner strategjik ekonomik për Shqipërinë, si dhe angazhimin e AIDA-s në promovimin dhe lehtësimin e investimeve në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë workshop-it u prezantuan zhvillimet kryesore ekonomike në Shqipëri, sektorët me potencial të lartë zhvillimi, infrastruktura strategjike dhe instrumentet mbështetëse për investitorët e huaj në faza të ndryshme të procesit të investimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesëmarrja në këtë konferencë shërbeu si një mundësi për të prezantuar klimën e investimeve në Shqipëri dhe për të nxitur interesin e komunitetit të biznesit gjerman për bashkëpunime dhe projekte konkrete në sektorë me potencial zhvillimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?