Konferenca për “Mbrojtjen e të Dhënave”, Ruçi: Shqipëria ka garanci të plota për mbrojtjen e privatësisë
Këtë të hënë po mbahet në Tiranë Konferenca e 41-të Ndërkombëtare të Komisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave dhe Privatësisë, ndërsa punimet e saj po zhvillohen aktualisht në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
Në këtë konferencë është i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në fjalën e tij, kryeparlamentari tha se vendi ynë garanton mbrojtjen e privatësisë të çdo individi. Ai theksoi se demokratizimi i dhunës ka marrë përmasa shtesë për shkak të avancimit të teknologjisë, ndërsa shtoi me bindje se kjo konferencë do të krijojë hapësirë ndërgjegjësimi tek instituicionet dhe tek njerëzit për mbrojtjen e të dhënave personale.
“Shqipëria ka garanci të plota në mbrojtjen e privatësisë. Toleranca fetare nxit respektin për liritë individuale, ndërsa “Demokratizimi” i dhunës po përfiton nga demokratizimi i mediave. Po ashtu “Demokratizimi” i dhunës përfiton nga demokratizimi i teknologjisë. Jam i bindur që kjo konferencë do të ndërgjegjësojë institucionet dhe njerëzit për mbrojtjen e të dhënave të private”,- tha Ruçi.