Konferenca rajonale për arsimin, Nikolla: Të rrisim bashkëpunimin në funksion të cilësisë

 

Ministra e Arsimit, Lindita Nikolla po mer pjesë ditën në konferencën rajonale për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencorë që po mbahet në Prishtinë.

Pjesë e kësaj konference është Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Arsim Bajrami dhe Ministri i Arsimit të Maqedonisë, Abdilaqim Ademin dhe Ministra e Arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Ministrja Nikolla gjatë fjalës së saj në hapjen e kësaj konference nënvizoi rëndësinë e ndërthurjes, shkëmbimit të eksperiencave dhe bashkëpunimin e politikave arsimore midis 3 vendeve si një mënyrë mjaf e mirë që rrit cilësinë e arsimit.

“Eksperiencat e vendeve tona duhet të ndërthuren në shkëmbimin e eksperiencave dhe bashkërendimin e politikave. Dua të vendos theksin në rëndësinë e kësaj konference në integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.

Reformimi vjen me integrimin e plotë të vendit tonë në BE. Dija nuk është biznes, por dija më e mirë sociale, ekonomike dhe kulturore. Për këtë arsye sot na kërkohet të jemi më të përgjegjshëm dhe më të përkushtuar”, theksoi Nikolla.

Ministrja e Arsimit bëri një pasqyrim të reformave që qeveria ka marë në përmirëimin e sistemit arsimor në vend.

Ajo u shpreh se pas kontrolleve të ushtuara në 59 institucione të arsimit të lartë u hasën shumë shkelie ku një pjesë e tyre shërbenin si piramida ku shiteshin bursa, ndaj dheu vendos mbyllja e 18 institucioneve të arsimit të lartë dhe pezullimi i 13 të tjerave.

“Shqipëria që në 2013 ka firmosur Kontratën e Bolonjës për të qenë pjesë e ecjes përpara në familjen Europiane. Në këtë vit, shqipëria kishte 59 institucione publike dhe jopublike të arsimit të lartë. Ne morëm një nismë për kontrollin e këtyre institucioneve.

Siç edhe opinioni publik është informuar ne aty hasëm shumë fakte të cilat shkelninligjin. Një pjesë e tyre shërbenin si piramida, ku shiteshin bursat.

Ne reaguam menjëherë duke mbyllur 18 institucione të arsimit të lartë dhe pezulluam 13 të tjera. Kjo sepse fëmijët tanë duhet të kenë një arsim më cilësor”, tha Nikolla. 

SHKARKO APP