Konfirmohen 15 raste pozitive në Durrës, mes tyre 1 turist nga Kosova

Koronavirusi vijon përhapjen e frikshme në Shqipëri. Burime bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 15 persona në Durrës.

Të njëjtat burime raportojnë se nga 15 të infektuarit një është qytetar nga Kosova, që kishte ardhur me pushime në Golem.

Ndërkohë, 4 të tjerë janë raste të kontakteve që kanë rezultuar pozitivë më herët. Ndërsa 10 raste të tjera janë akoma nën hetim.

SHKARKO APP