Konfirmohen dy raste pozitive me Covid 19 në Lezhë, edukatorja e kopshtit dhe…
Konfirmohen dy raste të tjera me koronavirus në Lezhë. Mësohet se pozitive ka rezultuar edukatorja e kopshtit “Skënderbeg” dhe bashkëshorti i saj që tregonte qofte po këtë qytet.
Kopshti është dezinfektuar dhe është mbyllur për momentin ndërsa stafi tjetër po pret analizat.
Fatmirësisht në këtë periudhë kopshti nuk kishte frekuentim.
Janë 18 persona të cilëve u është marrë tamponi ku gjatë ditës së sotme pritet të dalin përgjigjet.
Deri sot në mëngjes numri total i të prekurve aktiv rezulton të jetë 21 persona, ndërkohë që ky numër vijon të jetë në rritje.