Konfirmohen me koronavirus dy mësuese të gjimnazit në Tiranë
ISHP njoftoi për 33 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin ku pjesa dërrmuese e tyre, plot 23 janë në kryeqytet.
Siç raporton gazetarja Ajgena Korbi për “Abc News” dy ndër rastet pozitive të konfirmuara 24 orët e fundit në Tiranë janë mësuese në një prej gjimnazeve në qendër të Tiranës.
ISHP nuk e ka ende të qartë se si janë infektuar dy mësueset, ndërsa abcnews.al mëson se ato nuk kanë qenë të pranishme gjatë provimeve të maturës të dhëna nga maturantët gjatë ditëve të fundit.
Shqipëria numëron gjithsej 792 raste aktive në të gjithë vendin, ku 366 prej tyre janë në Tiranë, 150 në Durrës dhe 133 në Shkodër. /abcnews.al