Konflikt brenda familjes në Durrës, dy vëllezër godasin njëri-tjetrin me thika

Policia e Durrësit ka arrestuar dy vëllezër pasi kanë goditur me sende të forta dhe me thikë njeri-tjetrin.

Ata kanë qenë në gjendje të dehur kur janë konfliktuar.

Policia ka arrestuar,  Hajdar Gila 20 vjeç dhe vëllai i tij Ernest Gila 28 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, teksa të dy vëllezërit i kanë shkaktuar lëndime të lehta njëri-tjetrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë

Swiss Digital Mobile Reklama

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

Hajdar Gila 20 vjeç, banues në Durrës;

Ernest Gila 28 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasit e mësipërm, vëllezër me njëri-tjetrin, në lagjen Nr.13, Durrës, në banesë, në gjendje të dehur dhe për motive të dobëta janë konfliktuar.

Në konflikt e sipër janë goditur me sende të forta dhe thikë , ku kanë marrë plagë të lehta në trup.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar në nenin 130/a të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?