FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Konflikt me armë mes fqinjëve në Shkodër, dy të arrestuar dhe një në kërkim

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë ndërhyrë pas një konflikti me armë zjarri të ndodhur në qytet, duke vënë në pranga dy persona dhe duke shpallur në kërkim një tjetër.

Ngjarja, e cila dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ka sjellë edhe sekuestrimin e një arsenali armësh dhe lëndësh plasëse.

Njoftimi i Policisë

Swiss Digital Desktop Reklama

U konfliktuan për motive të dobëta dhe qëlluan me armë zjarri, për të kanosur njëri-tjetrin, vihen në pranga 2 shtetas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpallet në kërkim 1 shtetas, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov e dyshuar e përdorur gjatë konfliktit, municion luftarak dhe 4 kallëpe lënde të dyshuar plasëse tritol.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të konfliktit të ndodhur mbrëmjen e datës 25.06.2026, në lagjen “Tre Heronjtë”, arrestuan shtetasit:

-N. L., 63 vjeç dhe A. F., 27 vjeç, të dy banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se shtetasit A. F. dhe N. L. (fqinj) janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë zjarri, për të kanosur njëri-tjetrin. Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar porta e oborrit të banesës së shtetasit N. L. dhe një automjet i parkuar në oborr.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N. L., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, e dyshuar e përdorur gjatë konfliktit, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. F., gjetën municion luftarak dhe 4 kallëpe lënde të dyshuar plasëse tritol.

Në vijim të veprimeve procedurale, u shpall në kërkim shtetasi A. F., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit, por nuk ka kallëzuar.

Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?