Konflikt në familje, çifti përfundon në spital

Një konflikt në familje është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Shkozetit, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14, në Shkozet, përballë ambienteve të AKU-së. Një çift, burrë e grua është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se kanë pësuar dëmtime me thikë. Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar në konflikt, ndërsa pritet që policia të zbardhë dinamikën e plotë të ngjarjes. Hetimet për rastin vijojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?