Konflikt në Himarë, plagoset me thikë një person, dërgohet në spitalin e Vlorës
Një person është plagosur me thikë në Himarë gjatë një konflikti të çastit.
Në orën 13:00 personi i plagosur u paraqit në qendrën shëndetësore të Himarës. Më pas ai u transportua në spitalin e Vlorës për të marrë një mjekim me të specializuar.
Ndërkohë Policia po punon për të kapur autorin e plagosjen.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Himarë/Informacion paraprakë
Sot në Qëndrën Shëndetësore Himarë, rreth orës 13:00, është paraqitur për ndihmë mjeksore një shtetas i paidentifikuar, i cili dyshohet se është dëmtuar me një mjet të mprehtë(thikë), si pasojë e një konflikti të çastit.
Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjeksore më të specializuar.
Në vendngjarje ndodhet shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punon për zbardhjen identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.