Konflikt në Primaret e Laçit, qëllohet me armë zjarri në ajër
Shqipëria është në festë, por takimi për Primaret në Laç ka përfunduar në të shtëna me armë zjarri. Ka konflikt gjatë takimit të kandidatëve të Primareve me Kryesinë. Takimi u mbajt në qendër të qytetit, ku u qëllua me armë zjarri në ajër.
Pas konfliktit verbal mes nënkryetarit të PD-së së Rithemelimit, Kastriot Marku dhe një anëtari, ishte ky i fundit që ka qëlluar me armë zjarri.
Anëtari identiteti i të cilit nuk dihet ende është shpallur në kërkim. Nuk raportohet për të lënduar.