Konflikt për pronën/Gruaja tenton të hidhet nga çatia
Nëntë familjarë të familjes Sadiku janë ngujuar brënda banesës së tyre në rrugën “Fortuzi”, për të mos lejuar përmbaruesit të zbatojnë vendimin e gjykatës, per t’iu marrë banesën.
Mëngjesin e sotëm, znj. Mira është ngjitur sipër çatisë së banesës, ndërsa nëntë anëtarë të tjerë janë ngujuar brënda saj, mes tyre një foshnje 4 muajshe.
Familja Sadiku pretendon se kjo është pronë e Bashkisë dhe se i paguan qira Bashkisë, ndërsa familja Çali që pretendon pronësinë thotë se ka fituar pronën në dy shkallë gjyqësore.
KOHA JONË SONDAZH

