Konflikti për “Patokun”, dëshmia e efektivit “Shqiponja”

Dëshmia e të pranishmëve për “Lagunën e Patokut” ka qënë thuajse e njëjtë para trupit gjykues: ka pasur debate mes palëve.  Kështu, është zhvilluar sot në Gjykatën e Lartë seanca e radhës ndaj çështjes ‘Prenga’ ku deputeti Armando Prenga është konfliktuar me familjen Cali, për të drejtën e shfrytëzimit të Luginës së Patokut. Kanë dëshmuar roja e spitalit të Laçit Pashk Çoku  dhe një efektiv i forcave “Shqiponja”, Dritan Beqiri ku ky i fundit ka thënë se ka pasur një debat verbal mes Prengës dhe Calëve. Roja e spitalit ka shpjeguar mënyrën e mbërritujes në spital të personave të plagosur dhe se si disa u dërguan drejt spitalit të traumës.

“Ka pasur shumë debat verbal mes Prengës dhe palës tjetër, Calëve. I kërkuam Prengës që ta dorëzonim në një ambient më të sigurt nga spital dhe e dërguam në drejtorinë e Tiranës dhe janë marrë masa që të mos kishte incidente”, tha efektivi i “Shqiponjave”. Duke nënvizuar se “kam treguar rrethanat si kanë mbërritur të plagosurit në spitalin e Laçit dhe Tiranës” .

Në seancë u kërkua që të thirrej një mjek i spitalit të Laçit dhe një mjek i spitalit të Traumës për të dhënë dëshmitë e tyre. Deputeti i PS Armando Prenga u arrestua në flagrancë nga policia, pasi u përfshi në një përleshje masive me anëtarë të familjes Cali në Laç për një konflikt mes tyre në lidhje me tenderin për peshkim në Lagunën e Patokut, e drejtë e cila i është dhënë në mars të 2015 vëllait të deputetit. Bashkë me Prengën u arrestuan edhe 5 persona të tjerë, Anton Leka, Gazmir Jushi Gjokë, Nikoll dhe Gjergj Cali të përfshirë në sherrin e ndodhur pas mesnate. Deputeti Prenga akuzohet zyrtarisht për armëbajtje pa leje, kanosje serioze për vrasje dhe plagosje e rëndë me dashje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konflikti me armë, thika dhe mjete të forta ndodhi pranë komisariatit të Kurbinit dhe mbetën të plagosur 7 persona, mes të cilëve edhe Eduart Prenga, vëllai i deputetit, 2 prej tyre me armë zjarri. Policia e Shtetit konfirmoi se Prenga ka plagosur një person të familjes Cali, Gjergjin, aktualisht i vënë në pranga. Shefi i komisariatit të Kurbinit, Nik Nikolla tha në një deklaratë për mediat se Prenga e ka qëlluar me qytën e pistoletës dhe ende nuk është përcaktuar nëse ka hapur ose jo zjarr me pistoletën e tij. Ndërkohë që sherri nisi fillimisht në lokalin e fisit Cali në zonën e Patokut dhe më pas është zhvendosur përballë komisariatit, aty ku palët kishin shkuar për të kallëzuar njëri-tjetrin për kanosje me jetë. Prenga pati deklaruar se familja Cali i kishte dalë në pritë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?