Konflikti për pronat – Kërcënoi me jetë fqinjin për pronën, arrestohet 35-vjeçari

Çështja e pronave vijon të ngelet një gangrenë për shoqërinë shqiptare.

Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti për motive pronësie në Bulqizë.

Blutë kanë vënë në pranga shtetasin Sahit Alimani, 35 vjeç, banues në Omesh njësia Administrative Shupenzë, pasi akuzohet se ka kanosur me jetë fqinjin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka qenë ky i fundit që gjatë ditës së djeshme është paraqitur në

Swiss Digital Mobile Reklama

komisariatin e Policisë Bulqizë për të bërë kallzim.

Shtetasi G.Xh ka thënë se ka konflikte pronësie të vazhdueshme me shtetasin Sahit Alimanin,  dhe se dje në pronën e tij e kishte kërcënuar me jetë.

Materialet proceduriale në ngarkim të Alimanit  i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja”, dhe “Pushtim toke”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?